Kultivonte kanabis duke e mbjellë përreth banesës, në pranga 35-vjeçari në Vlorë

Vlora

Kultivonte kanabis duke e mbjellë përreth banesës, në pranga 35-vjeçari në Vlorë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona për kanabis dhe vjedhje bateri gjeneratorësh.

Mësohet se një person u kap në Vlorëm e 45 fidanë kanabisi të kultivuara në gota plastike. Nga ana tjetër një tjetër person ra në pranga pasi vodhi dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private.

Pas tij, u arrestua dhe një tjetër i cili e ndihmoi t’i shiste këto dy bateri.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M. dhe në ambientet përreth saj, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private.

Në  vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. B., 31 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka marrë dy bateritë e vjedhura nga shtetasi M. M. dhe më pas i ka shitur ato.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat