Ekzekutimi publik në Vlorë, flet i mbijetuari që ishte në makinë me viktimën

Vlora

Ekzekutimi publik në Vlorë, flet i mbijetuari që ishte në makinë me viktimën

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:31
Pamje nga video

Vlora u trondit nga një vrasje e kryer publikisht në mes të rrugës duke marrë jetën e 39 vjeçarit Bledar Birçaj, banor i qytetit jugor bregdetar.

Policia e Vlorës ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje 15 persona për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së të riut që ishte kthyer para pak javësh nga Spanja dhe ishte pronar i një lokali në Lungomare.

I mbijetuari që gjendej në makinën mbi të cilën u zbrazën dhjetëra plumba kallashnikovësh, ka dëshmuar në policinë lokale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOA në Instagram (@noanews)

Megjithatë duket se policia nuk ka mundur të mësojë shumë as nga dëshmia e personit që gjendej në makinën e viktimës në momentin e atentatit.

Ky person që duket në video teksa del nga makina, pasi është qëlluar në drejtim të tyre, ka thënë se nuk e mendonim se do të binim në pritë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOA në Instagram (@noanews)

"Ishim të papërgatitur. Ramë direkt prè të breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy vetë me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, Mendova se më kapën plumbat", ka thënë ai.

Policia nuk ka  dhënë detaje në lidhje me hetimet, vetëm është bërë e ditur se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja.

Por mendohet se pistë kryesore e vrajses është e shkuara e viktimës në Spanjë. Kohët e fundit Birçja jetonte mes Shqipërisë dhe Francës.

Në vitin 2011 ka qenë i akuzuar për vrasje. Çështja ndaj tij u mbyll për mungesë provash. Ndërkohë në Vlorë, Birçe njihej si pronar i një lokali të njohur në zonën e Lungomares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat