Yuri Kim takon Dritan Lelin në Vlorë, kryebashkiaku: SHBA do të ngelet udhërrëfyesi ynë

Vlora

Yuri Kim takon Dritan Lelin në Vlorë, kryebashkiaku: SHBA do të ngelet udhërrëfyesi ynë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:07
Foto nga takimi

Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leli përmes një shënimi në facebook, i cili thekson “çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.”

Në fund të reagimit të tij, Leli shkrun se “USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugëtimit tonë drejt të ardhmes.”

Postimi i plotë:

Ndihem veçanërisht i nderuar që, nga vizita e saj në Vlorë, këtë fundjavë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, u kthye sërish në bashki. Çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.

Forcimi i lidhjes mes dy vendeve, tani edhe përmes #DefenderEurope21, janë rezultati i një miqësie të gjatë, përkrahja e së cilës rrit stabilitetin. USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugetimit tonë drejt të ardhmes.

Kujtojmë se Leli nuk pranoi të futej në listën e PS-së si kandidat për deputetë, ndërsa që pas këtij momenti marrëdhënia e tij me Edi Ramën është ftohur, ku herë pas herë nuk kanë munguar edhe sulmet në distancë nga ana e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat