Pickohet nga akrepi 23-vjeçari në plazhin e Vlorës, bëhet për spital

Vlora

Pickohet nga akrepi 23-vjeçari në plazhin e Vlorës, bëhet për spital

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:22
Vlorë

Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep.

Teka ka qenë në plazhin ‘Shën Vasil’, ai është pickuar në krahë dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitali të Vlorës.

23-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ka qenë mjeti i policisë kufitare që ka transportuar të riun drejt spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat