Nuk ndalen zjarret në Vlorë, digjen dhjetëra hektarë pemë në Tragjas

Vlora

Nuk ndalen zjarret në Vlorë, digjen dhjetëra hektarë pemë në Tragjas

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarret që kanë ‘mbërthyer’ pyjet e Vlorës, ditët e fundit, kanë djegur dhjetëra hektar pyje dhe shkurre.

Prej orëve te para te ditës, në fshatin Tragjas të Vlorës, 10 forca zjarrfikëse po punojnë për të neutralizuar flakët .

Por situata rëndohet për shkak të erës që fryn në zonë.

Terreni i vështirë e bënë të pamundur ndërhyrjen për fikjen me ujë, ndaj punonjësit po mundohen ta fikin me mjete rrethanore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat