Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet shoferi 68-vjeçar

Vlora

Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet shoferi 68-vjeçar

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në autostradën “100 Vjetori” në Vlorë, ku një automjet me drejtues një 68-vjeçar nga Lushnja aksidentoi një këmbësore e cila si pasojë humbi jetën.

Ndërkohë, tashmë është bërë me dije se shoferi me iniciale A.M. që përplasi për vdekje 70-vjeçaren është shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat