Situatë e rëndë në Gorisht të Vlorës, zjarri pranë puseve të naftës

Vlora

Situatë e rëndë në Gorisht të Vlorës, zjarri pranë puseve të naftës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Vatrat e zjarrit në fshatin Gorisht të Vlorës vijojnë të jenë aktive.

Situata paraqitet ende e rëndë për shkak se pranë zones ndodhen edhe puset e naftës.

Sakaq, vijohet të nderhyhet nga toka, nga forcat zjarrfikëse dhe banorë te zonës.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme është shuar zjarri në Corrush të Mallakastrës. Megjithatë, vijojnë të jenë aktive me dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se situata më kritike është në Llogara dhe në malin e Thirrës pranë tunelit të Kalimashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat