E dehur kur ra nga anija/ 25 vjeçarja që vdiq ishte shtetase e huaj, arrestohet “Jack Sparrow”

Vlora

E dehur kur ra nga anija/ 25 vjeçarja që vdiq ishte shtetase e huaj, arrestohet “Jack Sparrow”

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:40
“Jack Sparrow”

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e një 25 vjeçare mëngjesin e sotëm në Vlorë.  Sipas informacioneve vajza ishte shtetase e huaj, ndërsa ndërroi jetë pasi ra nga një anije turistike.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë, personi që shihni në foto, Aleksandër Golemaj, 47-vjeç.

Golemaj ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow, personazhit kryesor të serialit Pirates of the Caribbean, i luajtur nga Johny Depp, dhe e imitonte atë duke u veshur si një pirat.

Image

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.” – njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat