Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci lihet në burg

Vlora

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci lihet në burg

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, i cili dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut është lënë në burg sot.

Gjyqtar Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhënë në datën 16 tetor.

Troci akuzohet për veprën penale shpërdorim i detyrës kryen në bashkëpunim për dosjet e Dhërmiut të vjedhura në kadastrën e qarkut te Vlorës.

Ish kreu i Kadastrës  u arrestua ditë më parë si përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve në qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat