Reshjet e shiut në qarkun e Vlorës/ Flamur Mamaj: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar edhe për 12 orët e ardhshme

Vlora

Reshjet e shiut në qarkun e Vlorës/ Flamur Mamaj: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar edhe për 12 orët e ardhshme

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:07
Foto

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj bën me dije se situata ka qenë me intensitet të lartë të reshjeve por gjendja duket e qetë. Sipas parashikimeve, edhe për 12 orët në vijim nuk ka asgjë për tu shqetësuar ndërsa bën me dije se niveli i Vjosës është në rënie.

Ndërsa në urën e Mifolit, niveli i ujit është duke qëndruar në të njëjtat nivele, kjo duke u mbrojtur dhe nga diga mbrojtëse që është ndërtuar. Pika kritike është 7.3 m mbi nivelin e detit por ka shpresa që të mos arrihet deri në ato shifra, por mbetet të shihet çdo gjë me kujdes pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë.

Flamur Mamaj: Gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të shirave që kanë rënë gjatë ditës së djeshme, situata rezulton të jetë e qetë deri këto momente. Sipas parashikimeve, nuk ka asgjë për tu shqetësuar për 12 orët e ardhshme, gjë që na favorizon por edhe niveli i Vjosës është në rënie. Është 3.5 metra në këto momente dhe në Memaliaj është 4.5 metra. Në Mifol, situata ka prej 3 orësh që rri uji në të njëjtin nivel me 6.36 cm, kështu që edhe nga kjo prognozë jemi të bindur që nuk do të kemi situatë të vështirësuar. Përtej asaj që ne jemi aktualisht të mbrojtur me investimin e qeverisë shqiptare të digës mbrojtëse që është në të gjithë perimetrin e fshatit Fitore që do të na garantojë akoma më shumë që të mos kemi situatë përmbytje.

Pika kritike gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 m, por me investimin që kemi aktualisht, do të shikojmë se si do të sillet shtrati, dmth prurjet e lumit Vjosë por shpresojmë që të mos kemi asnjë lloj shqetësimi. Problematika kanë qenë gjatë ditës së djeshme, kanë punuar ekipet për të rregulluar të gjitha emergjencat e ndërperjes së energjisë elektrike në territorin e qarkut. Dihet që për shkak të erërave të forta ndërpritet energjia ose mbahet nën kontroll rrjeti i energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat