Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti nga Italia me 7 orë vonesë

Vlora

Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti nga Italia me 7 orë vonesë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Kapiteneria e Vlorës ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Në njoftimin më të thuhet thuhet:

Në  bazë  të  parashikimit për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e   Vlorës  dhe  jashtë saj  për  24 orët  në  vazhdim  në  datën 3.12.2021, situata paraqitet si më poshtë:

Era në  drejtimin jug-juglindje dhe jugperëndim,  në  forcën  5-6bft  10-15m/s,ndërsa  lartësia e   dallgëve është 0.50-1.50 metër  brenda  gjirit  të  Vlorës dhe  në  forcën 7-8  bft / 15-20m/s dhe  lartësi dallge  nga  1.50 deri 3.50 metra  jashtë  gjirit të  Vlorës .

Si rrjedhojë Kapiteneria ka  ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Sipas kapitenerisë  janë njoftuar  të  gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe janë  marre  masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  për  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë datës 03.12.2021.

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Pritet që përmirësimi i situatës të jetë pas datës 4 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat