Arrestohen 3 persona/ U kapën me 30 kg kanabis në makinë, gati për ta shitur

Vlora

Arrestohen 3 persona/ U kapën me 30 kg kanabis në makinë, gati për ta shitur

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:28
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kapën duke transportuar 30 kg kanabis me qëllim shitjen e asaj.

Ata janë identifikuar si A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë. Arrestimi i tyre u bë nga specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe  Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetën lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat