Panik në Vlorë, merr flakë autobusi me pasagjerë

Vlora

Panik në Vlorë, merr flakë autobusi me pasagjerë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Autobusi i udhëtarëve të linjës brenda qytetit ka marrë flakë  në afërsi të shkollës "Halim Xhelo."

Raportohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije në motor. Në momentin e zjarrit autobusi ishte me njerëz, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i autobusit ka arritur që t'i zbresë  pasagjerët me shpejtësi. 

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat