Gledis Nano vizitë në Vlorë: OSHEE pa raport për “shtëpitë e barit”, kush abuzon përballet me ligjin

Vlora

Gledis Nano vizitë në Vlorë: OSHEE pa raport për “shtëpitë e barit”, kush abuzon përballet me ligjin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:18
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano nga fshati Kote i Vlorës foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë.

Nano u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Ai shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.

Për aksionin antikanabis Nano shprehet se edhe në Vlorë grupet kriminale që janë në fushën e kultivimit do të goditen shumë shpejt.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë.  Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës.  Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar. Nga të gjithë institucionet, polici a e shtetit  e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër  kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës”, tha Nano.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat