Alarm edhe në Vlorë, autoritetet izolojnë zonën ku është shfaqur gripi i shpendëve

Vlora

Alarm edhe në Vlorë, autoritetet izolojnë zonën ku është shfaqur gripi i shpendëve

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Kjo e hënë ka shënuar një vatër të re të gripit të shpendëve në qarkun Vlorë, duke bërë që të arrijnë në pesë vatrat aktive në të gjithë vendin.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e bujqëisë.

Në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar nga ISUV në qarkun Vlorë, fshati Aliban. AKVMB vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit.- u shpreh Ermira Gjeci zv/ministre e bujqësisë.

Rasti i ri në Vlorë i shtohet vatrat si Durrës, Fier, Dibër dhe Korcë.

Ministria apelon se konsumi i produkteve është i parrezikshëm mjafton që ato të gatuhen në temeperaturë mbi 70 gradë, ndërsa konsumatorët duhet të blejnë në tregjet të licesura dhe jo të pakontrollura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat