Xhama të zinj, alkool dhe tejkalim shpejtësie, policia bën “namin” në Vlorë

Vlora

Xhama të zinj, alkool dhe tejkalim shpejtësie, policia bën “namin” në Vlorë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjatë javës që lamë pas, në Vlorë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1283 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 651 masa për tejkalim shpejtësie;
– 73 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 9 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 45 masa për parakalime të gabuara;
– 199 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 275 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat