Digjet gjatë natës makina pa targa në Vlorë

Vlora

Digjet gjatë natës makina pa targa në Vlorë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “fuoristradë” është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ndërsa makina ishte pa targa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat