Vjehrra në Vlorë rreh nusen e djalit, e reja ia kthen me të njëjtën monedhë

Vlora

Vjehrra në Vlorë rreh nusen e djalit, e reja ia kthen me të njëjtën monedhë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në vjehrrë në Vlorë ka dhunuar nusen e djalit të saj.

Policia ka arrestuar 44-vjeçaren C.B., e cila akuzohet se ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit. Nën hetim është marrë edhe 28-vjeçarja, pasi sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B“, njofton  policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat