U raportua e zhdukur dy ditë më parë, gjenden sendet personale të 56-vjeçares

Vlora

U raportua e zhdukur dy ditë më parë, gjenden sendet personale të 56-vjeçares

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Policia e Vlorës me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se janë gjetur sendet personale të 56-vjeçares që u shpall e zhdukur ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat