Pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, sekuestrohet pallati tetë katësh në Vlorë

Vlora

Pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, sekuestrohet pallati tetë katësh në Vlorë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një pallat tetë katësh është sekuestruar në Vlorë, pasi dyshohet se objekti është ndërtuar me dokumente të falsifikuara dhe pastrim parash.

Objekti në rrugën “Gjergj Araniti”, lagjja “Pavarësia” është është në pronësi të Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se janë dy prona truall, një prej të cilave është përfituar me dokumente të falsifikuara. Nga prokuroria, konfirmohet se deri në përfundim të hetimeve është vendosur sekuestro preventive për pallatin që është në ndërtim.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se:

Me vendimin nr.—- dt.–.–.–. Bashkia Vlorë ka vendosur “Kalimin në pronësi të pasurisë që ndodhet në Z.K.8603, nr. 32/149/1 pasuri, me sipërfaqe ndërtimi 37.3 m² dhe truall 150 m² shtetasit H.M.”. Në vijim, rezulton që kjo pasuri të jetë rregjistruar pranë A.SH.K. Vlorë me nr.pasurie 28/605/1 Z.K. 8603 .vol 62 fq.90, pasuri e llojit truall me sip.150 m² dhe ndërtesë 37.3 m². Një prej dokumentave të paraqitura prej shtetasit H.M., që ka shërbyer për marrjen e vendimit është dhe “Leje ndërtimi e meremetimi”, vendim nr.62 dt.27.08.1986. i K.E. të Këshillit të Popullor Vlorë, dokument për të cilin në fazën e hetimit është provuar se është një dokument i falsifikuar në formë dhe përmbajtje.

Në vijim, shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë tashmë të pronarëve të truallit, me vendimin nr.—- datë —.—.—-. të Bashkisë Vlorë, janë pajisur me leje zhvillimi për pasuritë me nr.–/—- sipërfaqe 416,8 m² si dhe pasurinë me nr.–/—/- me sipërfaqe prej 150 m² me adresë lgj “Pavarësia” Vlorë, (pasuri kjo e fituar mbi bazën e “Lejes së ndërtimit e meremetimit” nr.— datë —.—.—-. e Komitetit Ekzekutiv të Qytetit Vlorë, e dyshuar si e falsifikuar). Me vendim nr.— datë —.—.2020. shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë e zhvilluesit janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Vlorë për objektin godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi në tokë në lagjjen “Pavarësia” Vlorë.

Sikurse rezulton, si dokument që vërteton pronësinë mbi truallin, është paraqitur dhe çertifikata për vërtetim pronësie nr.——- për pasurinë nr.—/—/- dt.—.–.—-. lëshuar nga A.SH.K.Vlorë e cila në referencë dhe të K.P.P. është rregjistruar sipas vendimit nr.—, datë —.–.—–., të Bashkisë Vlorë. Dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronarit/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, përbën një nga kushtet e përcaktuar në nenin 15/ gërma “b” e V.K.M. nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, të ndryshuar.

Në interpretim të kërkesave të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin e territorit” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.408 datë 13.05.2015. “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, parashikimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë të miratuar me vendimin nr.1 datë 16.10.2017. të K.K.T-së, leja e ndërtimit dhe e zhvillimit për objektin,  e nxjerrë mbi bazën e një dokumenti pronësie trualli të përftuar nga dokumenta të falsifikuar, nuk duhet të ishte lëshuar, pasi një pjesë e truallit në fakt është në pronësi ”shtet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat