Shpërthim në Vlorë! Banesa përfshihet nga flakët, shkak rrjedhja e një bombule gazi

Vlora

Shpërthim në Vlorë! Banesa përfshihet nga flakët, shkak rrjedhja e një bombule gazi

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Shpërthimi i një bombule gazi ka shkaktuar që një shtëpi të përfshihet nga flakët këtë të hënë në Vlorë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e qytetarit me iniciale K. T.

Fatmirësisht, nuk ka patur viktima apo të lënduar si pasojë e shpërthimit, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat