Përplasen 3 makina në Vlorë, 3 të plagosur

Vlora

Përplasen 3 makina në Vlorë, 3 të plagosur

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Aksident i trefishtë në Vlorë. Tre persona janë lënduar nga përplasja e tre automjeteve në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:00 të mëngjesit një mjet tip "Toyota" me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Nga përplasja janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat