Merr flakë “Beach bar” në Vlorë/ Policia jep detajet e para

Vlora

Merr flakë “Beach bar” në Vlorë/ Policia jep detajet e para

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një “Beach bar” në qytetin e Vlorës ka marrë flakë, ku si pasojë ka psur vetëm dëme materiale.

Në një njoftim, policia bën me dije se beach bar me dru ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale O.V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2022, në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të shtetasit O. V, banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat