Tradita e parodisë në Vlorë / Të rinjtë zgjedhin ruajtjen e saj me këngë e skeçe

Vlora

Tradita e parodisë në Vlorë / Të rinjtë zgjedhin ruajtjen e saj me këngë e skeçe

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Parodia vlonjate vijon të mbahet gjallë falë pasionit të studentëve të rinj, por edhe profesionistëve të njohur. Ata kanë zgjedhur të mos e braktisin vendin, por të kontribuojnë në atdhe.

Me shfaqjen “Flladi Rinor” shumë të rinj dhe të reja kanë bërë ëndrrën e tyre realitet, duke performuar në skenën e Teatrit “Petro Marko”

Aktorët e rinj synojnë të ruajnë traditën vlonjate në parodi, këngë dhe skeçe.

Performanca është mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku vlonjat. Shfaqja me regji të Gentian Këllçiut dhe organizator Besnik Aliajn, do të vazhdojë për tre ditë me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat