Anijet gjenerator vendosen në gjirin e Vlorës. Së shpejti nisin prodhimin

Vlora

Anijet gjenerator vendosen në gjirin e Vlorës. Së shpejti nisin prodhimin

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një vizitë së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim në termocentralet lundruese të ankoruara në zonën e Petroliferës në Vlorë.

Balluku u shpreh se këto termocentrale ulin kostot në krahasim me blerjen e energjisë në import dhe dha garanci se janë në përputhje me standardet mjedisore

“Të gjitha parametrat jo vetëm ambientale por edhe të zhurmës janë optimale dhe në limitet më të ulëta sa i përket zonës ku operojnë. Edhe emetimet janë në përputhshmëri të plotë.  Do të prodhohet 114 mW energji në orë dhe plotëson 15% të nevojave të vendi. Jemi me fat që kemi paisje të tilla pasi në bursa çmimi i energjisë ka kaluar 600 euro mW për orë.”– tha Balluku.

Balluku tha se ishte një garë e fortë për të marrë këto anije

Ambasadorja Kim u shpreh se është e lumtur për ndihmën amerikane në këto kohë të vështira

“Një nga gjërat, për të cilat të gjithë kanë qenë duke folur muajve të fundit, kanë qenë edhe sfidat e energjisë me të cilat po përballet bota. Veçanërisht në Europë ne po shohim se si po ndikon lufta e Rusisë në Ukrainë, ne duhet të sigurojmë që aleatët e NATO dhe po ashtu miq si Shqipëria të mund të diversifikojnë burimet e tyre dhe të rrisin sigurinë energjetike. Këto termocentrale do sigurojnë energji për minimalisht 150 mijë familje.”– tha Yuri Kim.

Anijet do të operohen dhe mirëmbahen nga konsorciumi i Exxcelarate dhe Resco, ndërsa KESH do të marrë energjinë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat