Kush është “bosi” që po kërkojnë? FNSH zbarkon në Vlorë, çfarë ndodhi gjatë natës

Vlora

Kush është “bosi” që po kërkojnë? FNSH zbarkon në Vlorë, çfarë ndodhi gjatë natës

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vlorës në mbështetje të Policisë së Shtetit.

FNSH kanë krehur zonat me risk të lartë dhe ka patur kontrolle për eksponentë të krimit. Gjithashtu janë kontrolluar automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.

Ka pasur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen aty.

Deri tani nuk ka pasur rezultat, ndërsa priten konfirmime për aksionin si dhe çfarë është arritur prej tij nga policia e Vlorës në vijim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat