Moti i keq pushton vendin/ Ja çfarë po ndodh në Vlorë, lëshohet njoftimi urgjent

Vlora

Moti i keq pushton vendin/ Ja çfarë po ndodh në Vlorë, lëshohet njoftimi urgjent

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 09:56
Vlorë

Me përkeqësimin e kushteve të motit, sot është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla  dhe peshkarexhat në Vlorë. Kapitaneria njofton të gjithë ata që kanë mjete lundruese të mos dalin në det dhe të kujdesen për sigurimin e tyre.

Njoftimi:

1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.

2. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.

4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat