Njollat e gjakut ende në rrugë, fqinjët të tronditur pas plagosjes së babë e bir nga dhëndri në Vlorë

Vlora

Njollat e gjakut ende në rrugë, fqinjët të tronditur pas plagosjes së babë e bir nga dhëndri në Vlorë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Fqinj

Xhevdet dhe Albion Braushi, babë e bir u plagosën me thikë mbrëmjen e djeshme nga 27-vjeçari Rildi Kocja, dhëndri i 61-vjeçarit.

Abc ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken njollat e gjakut ende të freskëta në rrugë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Çole” rreth orës 21:30. Ditën e sotme kanë folur për mediet edhe banorët e zonës të cilët janë të tmerruar nga njollat e gjakut.

“Nuk i njoh. Kur dolëm nga shtëpia pamë gjakun në rrugë. Mos fol më të keqen nëna se po më dridhet trupi.”

Një banor tjetër thotë se 61-vjeçari Xhevdet Braushi kishte tre vajza dhe një djalë dhe bashkë me të birin shisnin rroba.

“Nuk e pamë çfarë ndodhi. Babë e bir merreshin me plastmase, me rroba. Nuk janë problematikë. Nuk e di a ishte i ndarë nga vajza dhëndri. Kur erdha unë e kishin marrë njërin e kishin futur në makinë, pastaj morën tjetrin. Dhëndri është nga Tirana, nuk e di nëse kanë pasur konflikte më parë.”

Rildi Kocja, 27 vjeç banues në Tiranë pas ngjarjes së rëndë u arratis, por u arrestua nga policia 1 orë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat