Çfarë po ndodh? Tymi i zi “mbulon” Vlorën

Vlora

Çfarë po ndodh? Tymi i zi “mbulon” Vlorën

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:57
Nga pamjet e siguruara shihet se zjarri i është vënë një “mali” me goma.

Qyteti i Vlorës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga re e zezë tymi, e cila ka ardhur si pasojë e djegieve të disa gomave në periferi të qytetit.

Tymi ka krijuar një situataë problematike nga ndotja, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrëfikëse për të shuar flakët.

Nga pamjet e siguruara shihet se zjarri i është vënë një “mali” me goma.

Po ashtu duket se persona të zonës janë angazhuar për të larguar gomat që nuk janë prekur ende nga zjarri, për të bërë të mundur shuarjen sa më shpejt të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat