Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të lënduar

Vlora

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të lënduar

Më: 29 janar 2023 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në Vlorë. Policia bën me dije se një mjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, duke mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë.

Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat