Lëshoi sinjalin ‘SOS’, shpëtohet mjeti me dy persona në bord në Vlorë, pësoi avari në det

Vlora

Lëshoi sinjalin ‘SOS’, shpëtohet mjeti me dy persona në bord në Vlorë, pësoi avari në det

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Një mjet lundrimi që ndodhej në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit, drejtuar Kapitenerisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mjeti “Francescana” kishte prekur tokën dhe nuk mund të lundronte.

Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar menjeherë sallën operative të kufirit të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e dy personave që ndodheshin në bord.

“Situatë detare në Portin e Vlorës ! Në orën 12:35 Kapiteneria e Portit Vlorë ka marrë informacion nga një qytetar se njē mjet lundrues ishte duke dal në tokë (cekin) për shkak se kishte kallmuar spiranca në afërsi të hotel Bolonjës në lungomare. Menjëherë Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar sallën e kufirit DRKM Vlorë dhe ka shkuar në vendngjarje.

13:10Kapiteneria e Portit Vlorë ka komunikuar me mjetin që ndodhej në avari dhe me një rimorkiator në afërsi të portit për ti dhënë asistencën e nevojshme mjetit në avari. 13:30 Mjeti lundrues 2 FRANCANNA doli nga pozicioni ku kishte rënë në tokë (cekin) pa probleme shëndetësore të personave që ishin ne bord dhe pa dëme materiale për tu akostuar në portin e Vlorës për procedurat e mëtejshme. Ky mjet lundrues me flamur Malaysia me 2 persona në bord kishte hyrë në portin e Sarandës në 02 shkurt 2023 dhe kishte qëndruar deri në datën 15 shkurt 2023 me pas ka mbërritur në datën 17.02.2023 në radën e Vlorës. Siguria e mjeteve lundruese prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat