Dallgë mbytëse në Vlorë, Kapiteneria merr vendimin e minutës së fundit për lundrimin në det

Vlora

Dallgë mbytëse në Vlorë, Kapiteneria merr vendimin e minutës së fundit për lundrimin në det

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:38
Vlorë

Vranësirat dhe reshjet e dendura kanë kthyer makthin në detin e Vlorës duke bërë që të pezullohet lundrimi në det.

Kapiteneria e Portit të Vlorës bën me dije se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon deri në 6-7 ballë.

Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.

Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat