Vodhi para në një klinikë në Vlorë, nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, arrestohet 30-vjeçari

Vlora

Vodhi para në një klinikë në Vlorë, nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, arrestohet 30-vjeçari

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 30 vjeçar është arrestuar pasi vodhi para në një klinikë private në Vlorë.

I. K., nga verifikimet e kryera rezulton se ishte i dënuar me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuara nga Gjykata, sërish për veprën penale “Vjedhja”. Por edhe gjatë kësaj mase 30 vjeçari vazhdonte të kryente vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.

Kamerat e sigurisë të siguruara nga policia e tregojnë atë duke kryer vjedhjen në klinikë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera që mund të jenë kryer nga 30 vjeçari.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat