Zjarri në fushat e mbetjeve në Vlorë, tymi duket në vijën bregdetare të Karaburunit

Vlora

Zjarri në fushat e mbetjeve në Vlorë, tymi duket në vijën bregdetare të Karaburunit

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Tymi i zjarreve nga fusha e mbetjeve në Vlorë duket në të gjithë vijën bregdetare të Karaburunit.

Tymi kancerogjen është shqetësues për pushuesit dhe turistët.

Zjarri vijon prej dita ditësh ndërsa sot situata ka përmirësim pasi është punuar gjatë gjithë natës, megjithëse tymi nuk ndalet.

Zjarri  ka rrezikuar banesat ndërsa fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë edhe më parë nga flakët. Shkaqet nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat