Nga Venezuela prostitucion në Vlorë, procedohen tre vajza të reja, në kërkim tutorja

Vlora

Nga Venezuela prostitucion në Vlorë, procedohen tre vajza të reja, në kërkim tutorja

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë. Tre gra nga Venezuela janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në qytetin bregdetar. Gratë janë identifikuar si: R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe,

Ndërsa një tjetër grua nga Spanja, e cila dyshohet si tutore e tyre është shpallur në kërkim nga Policia.

“Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast: u shpall në kërkim shtetasja A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Kjo shtetase kishte marrë me qira një apartament në lagjen ‘Pavarësia 3’, Vlorë, në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion, shtetase të huaja.”- bën me dije Policia.

Uniformat blu sqarojnë se vijon puna dhe hetimet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarës në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat