Konflikt i dhunshëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, dyshohet për të plagosur

Vlora

Konflikt i dhunshëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, dyshohet për të plagosur

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 06:06
Policia

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë. Ngjarja ështe shënuar pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në ambientet e një hoteli, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Përplasja ka eskaluar në dhunë me grushta, shkelma dhe sende të forta, ndersa raportohet se është përdorur edhe një mjet prerës, dyshohet thikë.

Si pasojë e përplasjes, dyshohet për persona të plagosur.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se katër persona jane shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat