Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë së Vlorës

Vlora

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë së Vlorës

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 12:14
Elis Halilin

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës më 10 shtator, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot, më 22 shtator 2025, Elis Halilin si kryetarin e komanduar të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë.

Ai u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit.

Gazetarja Greta Haskaj raporton se mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua mes debatësh të forta politike. Kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Mocka, mori fjalën dhe propozoi zyrtarisht kandidaturën e Halilit.

Ai deklaroi se kryetar do zgjidhet kandidati me më tepër vota.

“Duan apo nuk duan demokratët, Elis Halili do të zgjidhet me shumicë votash”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat