Konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë 12-vjeçarja nga Vlora drejt Spitalit të Tiranës

Vlora

Konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë 12-vjeçarja nga Vlora drejt Spitalit të Tiranës

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një e mitur 12-vjeçare në Vlorë dyshohet se ka tentuar të dëmtojë veten duke konsumuar medikamente mjekësore, pasi është dërguar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Tiranës.

Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen dhe arsyen se përse e ka marrë këtë iniciativë 12-vjeçarja.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat