Plagosje me thikë në Vlorë, 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve

Vlora

Plagosje me thikë në Vlorë, 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve

Më: 1 maj 2026 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës të llojit thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e Policisë.

Ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet që të merret edhe dëshmia e të plagosurit pas përfundimit të ndihmës mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat