Pezullim i menjëhershëm në Policinë e Vlorës pas lajmit të rremë për protestën në Zvërnec, Elidon Çela largohet nga detyra

Vlora

Pezullim i menjëhershëm në Policinë e Vlorës pas lajmit të rremë për protestën në Zvërnec, Elidon Çela largohet nga detyra

Më: 30 maj 2026 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela.

Kjo e lidhur me raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin e përfshirë në protestën në Zvërnec, që sipas burimeve policore, nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.

Sa i përket pretendimeve të protestës në fjalë, bëhet me dije se territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat