Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët vihen nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje

Vlora

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët vihen nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 09:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës së depozitimit të mbetjeve urbane.

Fillimisht, nuk ishte e qartë nëse zjarri ishte shkaktuar nga temperaturat e larta apo nëse bëhej fjalë për zjarr të qëllimshëm. Autoritetet nisën menjëherë monitorimin e situatës dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit në orët e mbrëmjes, duke përdorur edhe mjete të posaçme në terren.

Flakët dhe tymi i dendur kanë krijuar shqetësim për banorët e zonës përreth, ndërsa ekipet e emergjencës punuan për orë të tëra për izolimin e plotë të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat