Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se fitorja e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tone.
Postimi i plotë:
Vajzat dhe djemtë e Kosovës, me talentin tyre, po na bëjnë krenarë dhe po e promovojnë imazhin e vërtetë të vendit të tonë kudo nëpër botë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dolën të arta në Spanjë, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e tyre ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tonë. HTH