Erza Muminoviq triumfon në “Buenos Aires 2018”, ia sjell Kosovës medaljen e bronztë - Bota Sot
Erza Muminoviq triumfon në “Buenos Aires 2018”, ia sjell Kosovës medaljen e bronztë

Xhudo

Erza Muminoviq triumfon në “Buenos Aires 2018”, ia sjell Kosovës medaljen e bronztë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:13
Erza Muminoviq

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj “Buenos Aires 2018”.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në luftën për medalje të bronztë ukrainasen Anastasia Balaban.

Erza e ka kaluar rrethin e parë në kategorinë 44 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë është mposhtur nga indiania Devi Tababi Thangjam. Përkundër humbjes, xhudistes kosovare iu dha mundësia të luftojë për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Duelin e parë e fitoi me bullgaren Aleksa Georgieva, ndërsa atë të dytë ndaj garueses nga Azerbajxhani, Vusala Karimova.

Duhet cekur se flamuri i Kosovës të shtunën mbrëma ka parakaluar për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test