Shteti me mbi një miliard banorë sot mbeti pa medalje, Kosova fitoi dy medalje

Xhudo

Shteti me mbi një miliard banorë sot mbeti pa medalje, Kosova fitoi dy medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:21
Shteti me mbi një miliard banorë sot mbeti pa medalje, Kosova fitoi dy medalje

Kina me mbi një miliard banorë, mbeti sot pa asnjë medalje në garën prestigjioze Guangzhou Masters në xhudo. Kina nuk i gëzoi tifozë e saj të paktën me një medalje, si vend organizatorë. Kina me mbi një miliard banorë, mbeti pa medalje!” Kinezët u përfaqësuan sot me shtatë garues (4 femra e tre meshkuj), por asnjëri nuk u fut as në zonën e medaljeve. Kosova me tre garues u tregua fuqi, arriti dy medalje, të artën Distria Krasniqi (-48 kg) dhe të argjendtën Nora Gjakova (-57 kg), kurse Akil Gjakova zuri vendin e shtatë (-73 kg). E veçantë apo jo,  Kosova me dy milionë banorë, ka dy medalje, kurse Kina asnjë medalje, me mbi një miliard banorë, plus ka qenë mikpritëse e kësaj gare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat