Ferdinand: Atletico nuk të falë

Zgjedhjet 2013

Ferdinand: Atletico nuk të falë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:29

Atletico Madridi po bënë mrekullinë në garat evropiane. Kolektiv që rrëzoi dy gjigantët nga gara prestigjioze (Champions League), Barcelonën dhe Bayernin. Ish-futbollisti i Manchester Utd, Rio Ferdinand, është i mahnitur me karakterin luftarak që po tregon skuadra spanjolle. Ai tha se Atletico nuk të falë kur gabon! “Mendoj se skuadra e Atletico Madridit janë 'mbretërit' për të duruar deri në momente të caktuara. Bayerni luajti shumë mirë, një futboll i bukur, mirëpo një gabim i vogël kundër Atleticos të kushton me një gol. Është shumë e thjeshtë”, ka thënë Ferdinand, duke përgëzuar për lojëra fantastike skuadrën spanjolle.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat