Dhuna ndaj gazetarit, Manjani kërkon hetim

Zgjedhjet 2013

Dhuna ndaj gazetarit, Manjani kërkon hetim

Më: 10 maj 2016 Në ora: 19:03

Një ditë pas rrahjes së gazetarit sportiv Eduard Ilnica në Tiranë, ministri i Drejtësisë Ylli Manjanim ka dënuar ashpër ngjarjen duke i bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të japin drejtësi mbi rastin në fjalë.

Në një aktivitet të mbajtur në kuadër të Ditës së Drejtësisë me gjyqtarë dhe prokurorë, Manjani deklaroi se hetimi i plotë i rrahësit duhet të jetë shembullor.

“I bëj thirrje trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, është rrahur barbarisht një gazetar, një personazh që ushtroi një të drejtën kushtetuese dhe ndihmon qytetarët për t’u informuar.

Hetimi dhe gjykimi i rrahësit, me këtë rast në ditën e drejtësisë duhet të jetë shembullor. I uroj gazetarit urim të shpejtë dhe në ditën e drejtësisë të japim një mesazh që drejtësia të funksionojë”,-deklaroi Manjani.

Një natë më parë gazetari i “Telesportit” tha se u godit nga presidenti i Kastriotit Alban Vogli dhe katër persona të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat