Shpërndahen protestuesit e fundit në Kajro - Bota Sot
Shpërndahen protestuesit e fundit në Kajro

Bota

Shpërndahen protestuesit e fundit në Kajro

Më: 13 shkurt 2011 Në ora: 10:43

Ushtria e Egjiptit ka hapur për trafik rrugën në sheshin Tahrir të Kajros, duke shpërndarë protestuesit e mbetur, në përpjekje për të kthyer normalitetin pas 18 ditësh proetsta.

Këto të fundit detyruan ish-presidentin Hosni Mubarak të largohet na pushteti pas 30 vitesh.

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura, i cili ka marrë drejtimin e vendit, do të takohet sot për të diskutuar situatën politike në vend.

Udhëheqësia ushtarake nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe demokratik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...