Evropë: Pluhuri vullkanik pengon trafikun ajror - Bota Sot
Evropë: Pluhuri vullkanik pengon trafikun ajror

Bota

Evropë: Pluhuri vullkanik pengon trafikun ajror

Më: 15 prill 2010 Në ora: 10:22

Zyrtarët thanë se retë e pluhurit nga vullkani e kanë penguar trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.Fluturimet janë ndërprerë në qytetet angleze Mançester dhe Birmingem, si dhe në Belfast të Irlandës Veriore dhe aeroportet skoceze në Aberdin, Glasgou dhe Edinburg.

Autoritetet e aviacionit thanë se trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës veriore është ndërprerë sot nga shpërthimi vullkanik në Islandë.

Zyrtarët thanë se retë e pluhurit nga vullkani e kanë penguar trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji dhe Finlandë. Fluturimet janë ndërprerë në qytetet angleze Mançester dhe Birmingem, si dhe në Belfast të Irlandës Veriore dhe aeroportet skoceze në Aberdin, Glasgou dhe Edinburg.

Më shumë se 250 fluturime nga aeroportet Hithrou dhe Gejtuik të Londrës janë anuluar. Shumica e tyre ishin fluturime transatlantike. Erupcioni vullkanik filloi të mërkurën nën një akullnajë në zonën Eijafjallajoekull të Islandës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...