Xhuda: Rreth protokollit bëhet zhurmë për asgjë - Bota Sot
Xhuda: Rreth protokollit bëhet zhurmë për asgjë

Lajme

Xhuda: Rreth protokollit bëhet zhurmë për asgjë

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 17:00

Pragë - Analisti britanik, Tim Xhuda, thotë se Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen ndërmjet EULEX it e Serbisë, meqë atë e ka mbështetur edhe presidenca suedeze e BE së. Sipas tij, kundërshtimi që Prishtina i bën kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me çështje të brendshme politike në Kosovë. "Mendoj se bëhet mjaft zhurmë për asgjë, për sa i përket nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX it e Beogradit dhe kjo në Kosovë po bëhet për shkaqe të brendshme politike. Mendoj se Kosova nuk do të mund të bëjë shumë rreth kësaj dhe EULEX i këtë marrëveshje do ta realizojë. Nervoza të cilën e kemi parë në Kosovë nuk do të zgjasë gjatë dhe në fund do të qetësohet", tha Xhuda në një intervistë për REL. Në anën tjetër Xhudfa nuk pajtohet me parashikimet e analistëve të huaj për rritjen e tensioneve në relacionin Prishtinë - EULEX. Ai konsideron se "marrëveshje do të kalojë, çkado që Kosova të mendojë për të". Sipas tij me rëndësi është të kuptohet konteksti i pakënaqësisë në Prishtinë, i cili ka të bëjë me zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe siç thotë, "secili dëshiron që sa më shumë t'i dëgjohet zëri". Madje ai mendon se "Kosova nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në nënshkrimin e këtij protokolli" dhe se ajo "është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...