Thaçi përsërit qëndrimin se Prishtina nuk është palë e protokollit

Lajme

Thaçi përsërit qëndrimin se Prishtina nuk është palë e protokollit

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 17:25

Një ditë pas nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEKS-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi përsëriti se Kosova nuk është pjesë e aranzhimeve të tilla teknike. Në përgjigjet e pyetjeve rreth protokollit, gjatë vizitës së sotme në Gjilan, Thaçi potencoi paralajmërimet rreth udhërrëfyesit pozitiv që Kosova pret nga Bashkimi Evropian gjatë vjeshtës. Duke mos dashur të komentojë shumë vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ka mbështetur nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës ka përsëritur edhe një here se pala e Kosovës nuk është e përzier në këtë proces.

Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me zv/kryeministrin Kuçi dhe ministri e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, janë pritur sot nga kryetari i komunë së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ku ka përuruar fillimin e punimeve të rrugës magjistrale në fshatin Ponesh të Gjilanit, që lidh Gjilanin përmes Malësisë së Kishnapolës me Lipjanin dhe pjesën qendrore të vendit. Projekti i rrugës në vlerë prej 5 milion erosh është financuar nga qeveria e Kosovës.

Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka investuar me miliona euro në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat